Sporti

​Alves: Neymar ka ndjeshmërinë e fëmijëve

10/30/2019 17:23
nga:M K

Mbrojtësi Dani Alves, ka thënë që bashkëlojtari te Kombëtarja e Brazilit Neymar, ka ndjeshmërinë e fëmijëve.

Alves i cili u largua nga PSG gjatë afatit veror ka thënë se kapiteni i Brazilit duhet të ndryshojë ndjeshmërinë nëse dëshiron të trajtohet në mënyrë të drejtë.

Neymar muajve të fundit ka qenë shumë i kritikuar nga fansat pasi kërkoi të largohet nga klubi dhe të rikthehet në Barcelonë.

“Neymar infektohet nga shumë gjëra dhe disa prej tyre nuk duhet ta shqetësojnë. Ka ndjeshmërinë e fëmijëve. Por, njerëzit duhet të fillojnë ta respektojnë. Ka fituar shumë gjëra në futboll, andaj mund të thotë çfarë të dojë.

Është lojtari më i rëndësishëm në Brazil dhe ndër më të mirë në botë. Duhet të qëndrojë dhe t’iu tregojë kush është Neymar, çfarë mendon dhe kështu njerëzit do të fillojnë të mësojnë dhe ta respektojnë”, deklaroi ai.Neymar për momentin nuk po luan për gjigantin francez pasi vuan nga një lëndim.

12/14/2019 13:07

LAJMI I DITËS: Ëndrra e Liverpoolit quhet ‘Neymar’