Real Madrid po konsideron të rrëzojë rekordin dhe të sjellë për 260 milionë euro në radhët e veta lojtarin më të mirë Paris Saint-Germain Neymar da Silva, shkruan AS.
Siç raportohet, Neymar është “vuajtja e heshtur” e Florentine Perez për 12 vjet dhe njeriu i parë i klubit mbretëror beson se ka ardhur koha që braziliani të veshë fanellën e Realit, pasi është i pakënaqur në Paris.
Për lojtarin kanë shprehur interesim edhe disa top skuadra angleze, por duket që Real Madrid është favoriti kryesor.