Uncategorized

​200 pako me pajisje mbrojtëse anti Covid-19 për nxënësit e shkollës “Selami Hallaqi”

09/29/2020 20:36
nga:Y I

Nxënësit e klasave të para të shkollës fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan dhe mësimdhënësit kanë përfituar pako me pajisje mbrojtëse kundër COVID-19.

Në ceremoninë e dorëzimit të 200 pakove, të cilat janë donacion i UNICEF dhe USAID, kanë marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri, drejtori i Arsimit Nazim Gagica dhe përfaqësues të UNICEF dhe USAID.

Haziri ka falënderuar UNICEF-in dhe USAID-in për këtë donacion, duke thënë se gjithmonë janë bërë krahë i gjilanasve sa herë që ka qenë nevoja duke ndihmuar në disa aspekte.