Lajme

​ LDK-ja kërkon respektimin e Rregullores së Kuvendit lidhur me Komisionin Parlamentar për MSA – në

12/12/2017 15:34
nga:anonymous1000144531

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar sot në lidhje me themelimin e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim Asociim.

Sipas LDK-së në kundërshtim me çdo praktikë parlamentare, shumica parlamentare me mbivotim e caktoj përbërjen dhe kryesimin e delegacionit.

“Sipas praktikës për themelimin e komisioneve parlamentare, përbërja e komisionit duhet të reflektojë madhësinë e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Ndërkaq, kryesuesi dhe zëvendës-kryesuesit e këtij komisioni duhet të caktohet sipas formulës që përdoret në shpërndarjen e kryesimit të komisioneve parlamentare”, thuhet në një komunikatë për media të LDK-së.

Sipas çdo formë tjetër e caktimit të anëtarëve, kryesuesit dhe zëvendës-kryesuesve të këtij komisioni parlamentar bie në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit dhe nuk do të përkrahet nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se ky komision është i rëndësisë së veçantë. Prandaj, përbërja dhe kryesimi i tij duhet të reflektojnë një konsensus të përgjithshëm politik të forcave politike në Kuvendin e Kosovës.

09/23/2020 12:09

Miratohet raporti i punës së Trustit, nëse miratohet Projektligji do të tërhiqen rreth 200 milionë euro