Sporti

​​Torres drejt transferimit në MLS

04/17/2018 11:25
nga:Y.K

Sulmuesi spanjoll do të largohet nga Atletico Madrid në fund të stinorit.

Fernando Torres preferon transferimin në Major League Soccer të SHBA-ve, para Super Ligës së Kinës.

Sipas raportimeve të gazetës Marca, Torres pëlqen më shumë nivelin që luhet në MLS, sesa atë në kampionatin kinez.

Mësohet se pesë klube kanë shprehur interesim për ish-reprezentuesin e Spanjës, duke përfshirë, Montreal Impact, Chicago Fire, Seattle Sounders, New York City FC dhe Sporting Kansas City. 34-vjeçari që ka luajtur me Liverpoolin dhe Chelsean në Premier Ligë, do të largohet përfundimisht nga Atletcio në fundin e këtij edicioni.