Lajme

Zyrtari i VV-së reagon pas deklaratës së Mustafës: VV penicilin për ty, mos e merr në qafë edhe Arbanin

10/12/2017 22:42
nga:D.I

Shefi i Shtabit Zgjedhor të VV-së për Prishtinën, Ylli Hoxha ka reaguar pas deklaratës ironizuese të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa ndaj Shpend Ahmetit, për të cilën tha se do ta ketë postin e zëdhënësit të komunës në qeverisjen e Arban Abrashit në Prishtinë.

Hoxha, në Facebook ka shkruar përgjigje ndaj Mustafës, ku ka thënë se “VV për ty është penicilin”.

Ky është komenti i plotë i tij:

Isa Mustafa: Arban Abrashi, kryetar i Prishtinës e Shpendi, zëdhënës i komunës. Kombinim i mirë. LDK punon shumë e nuk propagandon, VV s’punon hiq e propagandon shumë!

Koment: VV per ty eshte penicilin! Le mos e merr ne qafe edhe Abrashin me keto llafe!

10/23/2017 15:55

Vetëvendosja po e përmbysë këtë bastion të PDK-së?