Lajme

Zyrtari i KURP-së e quan Shpend Ahmetin “palaço”

08/13/2017 19:21
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Bordit të Drejtorëve në Ujësjellësin Rajonal KRU Prishtina, Ilir Rexhepi, i është kundërpërgjigjur Shpend Ahmeti, i cili ishte bërë nervoz dje nga një intervistë e Rexhepit, ku ai kishte sqaruar në mënyrë të detajuar çështjen e furnizimit me ujë për prishtinasit dhe qytetarët e gjithsej tetë komunave prej fabrikës në Shkabaj.

Në këtë intervistë, Rexhepi ia kishte bërë me dije Ahmetit, se KRU Prishtina është ndërmarrje publike regjionale në nivel qendror, e cila është përgjegjëse për furnizim me ujë të pijshëm të tetë komunave, me aksionar të vetëm Qeverinë e Republikës së Kosovës, pra nuk ishte ndërmarrje publike lokale me aksionar Komunën e Prishtinës.

Ai kishte thënë se Ahmeti për interesa politike kishte folur për furnizimin 24 orë me ujë të prishtinasve, sikur të ishte zëdhënës i KRU Prishtinës, por kjo çështje dhe ky shërbim për qytetarët nuk ishte fare në kompetencën e tij dhe të komunës që ai drejton.

“Prishtinës, furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm ia ka sjellë ndërmarrja publike regjionale KRU Prishtina përmes ndërtimit të fabrikës së re për përpunimin e ujit në Shkabaj. Kjo fabrikë, me kapacitet 700l/s dhe mundësi të rritjes shtesë të kapacitetit përpunues edhe për 500l/s, KRU Prishtinës i kushtoi 35 milionë euro. Në vitin 2012, KRU Prishtina mori përsipër financimin e ndërtimit të fabrikës përmes kredisë nga Banka Gjermane KFW në vlerë prej 20 milionë eurosh, ndërsa 5 milionë euro u dhuruan si donacion nga Qeveria, 5 milionë euro nga Komisioni Evropian dhe 5 milionë euro nga udhëheqja e atëhershme e Komunës së Prishtinës, nga të cilat deri më sot udhëheqja aktuale e Komunës së Prishtinës i ka shlyer vetëm 2.5 milionë euro”, kishte sqaruar Rexhepi.

Ky është kundërpërgjigjja e Ilir Rexhepit:

“Shpend mos e luaj rolin e palaços, lej ofendimet dhe përgjigju ne çështjen e debatit, behu i sinqerte dhe si intelektual, dil e tregoju qytetareve se çfarë veprimesh konkrete ligjore ne suaza te përgjegjësive tuaja komunale ke bere apo s’ke bere ne funksion te ndërtimit te fabrikës se ujit ne Shkabaj dhe furnizimit me ujë 24 ore te qytetareve te Prishtinës. Prishtina ka furnizim me uje 24 ore, por jo nga ti dhe komuna qe ju drejtoni, por nga KRU Prishtina.

Nëse ke fakte përveç gënjeshtare elektorale, te ftoje te na argumentosh publikisht nëse KRU Prishtina na qenka ndermarrje komunale dhe për rrjedhoje ti dhe komuna qe ti drejton ua paskeni mundësuar furnizimin me ujë 24 ore qytetareve te Prishtinës, ne te kundërtën mos vazhdo ta gënjesh e mashtrosh opinionin.

Shpend, dil tregoju prishtinasve me fakte jo me stilin e Dardan Molliqajt, qe ti ishe i vetmi nga gjithë kryetaret e 8 komunave qe nuk pranove te takoheshe me udhëheqjen e ujësjellësit për te biseduar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit te KRU Prishtina dhe Komunës se Prishtinës ne funksion te

furnizimit 24 ore me ujë, deri dy jave para përurimit te fabrikës se re ne Shkabaj. Sic po del për ketë arsye e kërkove takimin qe ta valorizosh projektin për mashtrim opinioni dhe kalkulime politike.

Shpend, dil tregoju qytetareve pasi paske dashtë me i furnizuar 24 ore me ujë pse nuk i keni kryer obligimet kontraktuale ne kohe, madje as nuk i planifikove ne listën e projekteve kapitale te buxhetit komunal te vitit 2016, as ne gjashte mujorin e pare te vitit 2017 per funksionalizimin e fabrikës se ujit ne Shkabaj? Po ta bënit ketë, fabrika mbase do përfundohej akoma me herët, por ju se bete ketë, as pas funksionalizimit te saj. Kjo tregon sa e kishit me prioritet, furnizimin me ujë 24 ore te qytetareve te Prishtinës.

Shpend, dil e tregoju qytetareve sa projekte te zgjerimit te rrjetit te furnizimit me ujë të pijshëm dhe me çfarë standarde i keni realizuar ne funksion te lëshimit te fabrikës për furnizim me ujë 24 orë të qytetareve?

Shpend, dil tregoju prishtinasve qe ju dhe komuna qe drejtoni e taksuat KRU Prishtinën për çdo tubacion te shtrire ne funksion te funksionalizimit te fabrikës se re ne Shkabaj, njëjte sikur cdo investitor tjetër komercial!

Shpend, dil e tregoju qytetareve sa projekte te rrjetit te ri te furnizimit me ujë te pijshëm dhe te trajtimit te ujerave te zeza i keni realizuar ne funksion te përgjegjësive dhe kompetencave tuaja ligjore gjate mandatit tuaj ne komunën e Prishtinës.

Shpend, dil tregoju qytetareve se Prishtinën e more me problemin e ujit, po çfarë bëre ti në funksion te përmirësimit te gjendjes, përveç kërkimit te rezervave te ujit me mjete primitive ne shek e 21, me plakun 70 vjeçar e dy tela duke kërkuar rezerva te ujit ne Malet e Gërmisë. Ne vend se te organizoje një konference donatoresh për çështjen e ujit, meqë problematika e tille ishte teme aktuale ne top 10 mediat me te fuqishme te botes!

Shpend, dil e tregoju prishtinasve se tek pas insistimit dhe kërkesës se vazhdueshme te KRU Prishtina, ne gusht te vitit 2017 planifikove shlyerjen e obligimeve ndaj kesaj te fundit.

Shpend, aktrimin mbase e ke te trashëguar, ama mos u bej palaço me genjy e me ofendu, por mësohu te flasësh e debatosh me fakte!”.

08/19/2017 13:35

Të rinjtë e PDK-së ia radhisin Shpend Ahmetit 47 projekte të munguara për 100 milionët e humbura nga ai