Lajme

Zyrtari i LDK-së që “bisedoi” me Rugovën e vdekur, kandidat për deputet! (VIDEO)

05/19/2017 23:31
nga:Gazeta Blic

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur ta kandidoj për deputet Hazir Borovcin kryetari i Degës së Tretë të kësaj partie në Prishtinë, i cili ditë më parë pretendonte se ka biseduar me presidentin tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugovën.

Ndonëse lista përfundimtare me kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës, ende nuk ka përfunduar por mediat kanë filluar të raportojnë duke u thirrur në burime brenda LDK-së se tashmë një pjesë e madhe e kandidatëve janë përcaktuar.

Përveç Buorvcit, në listë për deputetë janë edhe  Teuta Rugova, Vlora Dumoshi e Besa Zogaj.

Kujtojmë se në  tubimin e 27 vjetorit e themelimit të Degës së Tretë të LDK-së që u mbajt ditë më parë, Borovci në një fjalë rasti para të pranishmëve ka bërë të ditur se e ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë Rugova dhe se ka biseduar me të.

“Të nderuar të pranishëm në mesditë i bëmë një vizitë Presidenti historik Rugova. Bashkërisht me një grup veprimtarësh të Degës së Tretë. E informuam Presidentin për 27 vjetorin për ditëlindjen e degës së tretë, degës së Presidentit” .

“Presidenti na pyeti se si janë punët, si po shkojnë punët. E informuam për disa çështje, me të cilat nuk dua të ju ngarkojë tash juve”, ka thënë Borovci

08/16/2017 19:09

Soni na përshëndetë më këtë video nga fitnesi (Video)