Uncategorized

Zyrtarë të PDK’së dhe LDK’së bashkë në dasmë, dikush refuzon të dalë në fotografi (Foto)

05/15/2017 22:37
nga:M H

Teksa Lidhja Demokratike e Kosovës ndodhet në një luftë politike me Partinë Demokratike të Kosovës si asnjëherë tjetër, zyrtarë të PDK’së e LDK’së janë parë bashkë në një dasmë.
Zyrtarët e LDK’së, Haki Demolli e Bajram Gecaj, sot janë parë në një dasmë bashkë me një zyrtar të lartë të PDK’së, nënkryetarin e kësaj partie, Hajredin Kuçi, njëherësh zëvendëskryeministër.

PDK javën e kaluar mbështeti mocionin e iniciuar nga opozita për rrëzimin e Qeverisë, duke e larguar Isa Mustafën nga posti i Kryeministrit, dhe duke e prishur koalicionin me LDK’në.

Që nga ajo ditë, PDK e LDK janë përfshirë në një luftë të ashpër verbale, duke hedhur akuza nga më të ndryshmet ndaj njëra-tjetrës.

Dy partitë që bashkëqeverisën vendin viteve të fundit kanë përjashtuar mundësinë që të bashkëpunojnë prapë për ta qeverisur vendin sërish pas zgjedhjeve të ardhshme.

PDK ka zgjedhur Kadri Veselin si kandidat për kryeministër të ardhshëm, ndërsa LDK ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht emrin e kandidatit të saj për kryeministër.

Kreu i LDK’së, Mustafa, aktualisht kryeministër në largim, ka vendosur të mos jetë prapë kandidat për kryeministër.

Kësisoj, LDK do të ketë një tjetër emër për kryeministër. Gazeta Express sot ka mësuar se partia e ka zgjedhur Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Por, Gecaj, një ndër figurat më të zëshme nga LDK, duket se e ka përjetuar shumë rëndë goditjen që LDK’së ia dha PDK, duke prishur koalicionin.

Gecaj, këshilltar i kryeministrit Mustafa dhe zëvendësministër, ka refuzuar të dalë në fotografi bashkë me Kuçin, që mban postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë në largim.

Por, Demolli është parë më në disponim, teksa ka buzëqeshur në fotografinë bashkë me Kuçin.

06/24/2017 11:41

Adriatik Kelmendi pyet Vetëvendosjen e LDK-në: A e keni përnjëmend?