Sporti

Zyrtare: Real Madrid bën dy goditje në merkato (FOTO)

06/13/2017 09:16
nga:L H

Jesus Vallejo është kthyer në Real Madrid pasi ishte i huazuar te Eintracht Frankfurt.

Skuadra gjermane ka njoftuar se futbollisti do të rikthehet në Spanjë pas një huazimi një vjeçar.

“Jesus Vallejo do të luajë në Real Madrid në vitet e ardhshme, pas një sezoni në skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin e Frankfurtit.

Ndërkohë, sot edhe Wolfsburg ka njoftuar se Borja Mayoral është rikthyer te Real Madridi.

Edhe Mayoral do të rikthehet në Bernabeu pas një sezoni pozitiv te skuadra gjermane.

09/23/2017 18:10

Ceballos ia siguron tri pikë Real Madridit (Video)