Sporti

Zyrtare: Ky është vendimi i Realit për Asension

06/13/2017 10:34
nga:L H

Zinedine Zidane dhe Real Madrid kanë vendosur për sulmuesin Marco Asensio.

Jurgen Klopp dhe Massimiliano Allegri prej kohësh në listën e tyre të transferimeve kanë shkruar dhe emrin e talentit të Realit, Marco Asensio.

Ai mund të jetë rezervë në formacionin e Zidane, por kjo nuk e ndalon që strategu francez t’i rinovojë kontratën dhe t’i vendos një klauzolë të frikshme.

Asensio do të ketë një klauzolë galaktike largimi, e cila do të jetë rreth 350 milionë euro. Paga e tij do të jetë e ngjashme me Lucas Vazquez, Kovacic apo Carvajal.

Asensios i mbaron kontrata më 30 qershor 2022, por zërat e fundit kanë shqetësuar jo pak madrilenët.

10/18/2017 15:52

Çfarë po ndodh me Real Madridin, kjo nuk i kishte ndodhur që 19 vite (Foto)