Sporti

Zyrtare: Ibrahimovic trondit Manchester Unitedin (FOTO)

04/21/2017 17:47
nga:L H

Ka përfunduar sezoni për Zlatan Ibrahimovic.

Zlatan Ibrahimovic nuk do të paraqitet më për Manchester Unitedin këtë sezon, pas lëndimit që e pësoi mbrëmë kundër Anderlechtit, raporton ‘Sky Sports’, përcjellë Gazeta Blic

Suedezi pësoi lëndim në minutat e fundit të kohës së rregullt ndaj Anderlechtit në Europa League të enjten mbrëma, dhe ai nuk do të kthehet për pjesën e mbetur të sezonit.

Ibrahimovic është top-golashënuesi i ‘Djajve të Kuq’ këtë edicion’, me 28 gola në të gjitha garat, dhe lëndimi i tij është goditje e rëndë për ekipin dhe Jose Mourinhon, në luftën për një finish në top-4 dhe titullin e Europa League.

Kujtojmë se kjo ka mundur të jetë paraqitja e fundit e Ibrahimovicit me Manchester United, pasi 35-vjeçarit i skadon kontrata në më pak se tre muaj, dhe ende nuk është vendosur për një rinovim të kontratës. /Gazeta Blic/

08/18/2017 16:50

Dorëzohet Jose Mourinho