Sporti

Zyrtare: FFK dënon Feronikelin

05/19/2017 16:50
nga:Gazeta Blic

Komisioni Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Kosovës, e ka dënuar Feronikelin pas ndeshjes ndaj Prishtinës.

Klubi nga Drenasi dënohet me 900 euro, për shkak të lëshimeve në organizim.

“Feronikeli nga Drenasi në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e Komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XXXI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Feronikeli – Prishtina e zhvilluar me datë 14.05.2017 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas (ku pas ndeshjes pati hudhje të gjasendëve në fushë nga ana e spektatorëve në drejtim të lojtarëve dhe pankinës mysafire, me çrast edhe goditet lojtari Agon Xhaka i klubit të fgutbollit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

12/13/2017 11:29

Kosova nuk i pranon më lojtarët që e refuzuan njëherë këtë Përfaqësuese