Sporti

Zyrtare: Barcelona merr përgjigje pas apelimit për Neymarin (FOTO)

04/20/2017 20:53
nga:L H

Neymar nuk do të luajë në ‘El Clasico’.

Ylli brazilian Neymar do t’i mungojë Barcelonës në El Clasicon me Realin, pasi apelimi për suspendimin e tij është refuzuar nga Federata spanjolle e futbollit, raporton Gazeta Blic

Neymari u suspendua për tri ndeshje pasi u ndëshkua me të kuq në ndeshjen me Malagan.

Por, Barcelona shpresoi se suspendimi i tij do të ulej, që do t’i mundësonte atij të luante kundër Real Madridit këtë të dielë.

Sidoqoftë, federata ka refuzuar këtë kërkesë të klubit katalan, që do të thotë se 25-vjeçari do ta shikojë ndeshjen nga tribunat. /Gazeta Blic/

04/25/2017 20:24

Befason Xavi, kjo çfarë ka thënë për Ronaldon nuk do t’iu pëlqejë tifozëve të Barcelonës (FOTO)