Sporti

Zyrtare: Avdijaj i bashkohet klubit të njohur në Zvicër

06/22/2017 16:51
nga:Y K

Sulmuesi kosovar, Albion Avdijaj edhe zyrtarisht është bërë me skuadër të re.

Avdijaj stinorin e fundit ishte tek skuadra tjetër zvicerane, Vaduz ku luajti me plot sukses.

Por pas përfundimit të stinorit, gjakovari mbeti lojtar i lirë dhe u vërshua nga ofertat në drejtim të tij.

Ai zgjodhi të nënshkruaj për ish-skuadrën e tij Grasshopper Zurich një kontratë afatgjate.

Ka qenë gjiganti zviceran që ka konfirmuar arritjetn e marrëveshjes me ish-reprezentuesin e Shqipërisë.

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me ekipin bardh e kaltër.

Në vitin e fundit tek Vaduz, Avdijaj zhvilloi 23 ndeshje në elitën e futbollit zviceran ku shënoi tre gola.

Kujtojmë që Avdijaj edhe më parë ka qenë pjesë e Grasshopperit pasi ka dalë nga akademia e këtij klubi.

Përpos Grasshopperit, Albioni ka bërë karrierë edhe në gjermani tek ekipet e të rinjve në Hoffenheim dhe Wolfsburg.

Tani pasi Avdijaj u transferua në njërin nga klubet më të mëdha zvicerane, pritet një ftesë për të nga Përfaqësuesja e Kosovës ose Kombëtarja e Shqipërisë.

07/17/2017 13:12

Befason Pajtim Kasami, ja ku po transferohet