Lajme

Zvicra ndanë mbi 7 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë!

04/21/2017 20:22
nga:Gazeta Blic

Ministri i Punëns dhe Mirëqeneis Sociale, Arban Abrashi ka bërë me dije se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Patrick Etienne për krijimin e vendeve të reja të punës në vend.

Projekti i nënshkruar nga Abrashi dhe Etienne i cili do të zgjatë deri më 2020, kap vlerën e mbi 7 milion eruove, raporton GazetaBlic.com

“Synojmë që marrëveshja të krijoj një treg dinamik dhe gjithëpërfshirës të punës, që siguron gjithnjë e më shumë vende pune, duke përfshirë vetë-punësimin e të rinjve në Kosovë”, ka thënë Abrashi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Më poshtë ua pasqyrojmë të polotë njoftimin e tij:

7,570,000.00 franga zvicerane për punësimin e të rinjëve në Kosovë

Së bashku me z.Patrick Etienne, nënshkruam sot Marrëveshjen për projektin “Rritja e punësimit të të rinjve” projekt ky që do të zgjatë deri më 2020.

Synojmë që marrëveshja të krijoj një treg dinamik dhe gjithëpërfshirës të punës, që siguron gjithnjë e më shumë vende pune, duke përfshirë vetë-punësimin e të rinjve në Kosovë.

Falenderim i veçantë për Qeverinë Zvicrane e cila vazhdimisht ka përkrahur institucionet dhe popullin e Kosovës, përmes projekteve konkrete.

Ministri i Punëns dhe Mirëqeneis Sociale, Arban Abrashi dhe drejtorin e Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Patrick Etienne, duke nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit. / FOTO: E postuar në Facebook nga Abrashi,

09/25/2017 09:18

Simiq: Lista Serbe nuk voton për ushtrinë e Kosovës