Geek

ZTE përgatit telefon fleksibil

09/29/2017 15:12
nga:D.I

Kompania ZTE do të publikojë telefonin e saj të ri fleksibil Axon në muajin e ardhshëm, transmeton KosovaPress.

Pajisja pritet të ketë ekran palosës me rezolucion Full HD.

Pritet që telefoni të prezantohet më 17 tetor. Pajisja do të jetë dy ekrane Full HD, të cilat bashkohen në panelin 6.8-inç me rezolucion 2160 x 1920p.

Informacionet tjera mbi specifikat e telefonit nuk janë bërë të ditura, përveç faktit se kur është i palosur, ZTE Axon M duket si telefon i mençur konvencional me dizajn të bukur.