Lajme

Zjarri i pyjeve në Mitrovicë pranë shtëpive të banuara! (FOTO)

08/11/2017 18:20
nga:Gazeta Blic

Jeta e banorëve të fshatit Rekë në Komunën e Mitrovicës është vënë në rrezik si rezultat i përfshirjes nga zjarri i pyjeve në këtë fshat.

Bazuar në pamjet e siguruar nga “Gazeta Blic” aktualisht zjarri ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të pyjeve kështu duke u ofruar disa metra pranë shtëpive të bnanuara.

Shkaku i përhapjes së zjarrit në këtë komunë dyshohet të jenë temperaturat e larta të cilat kanë mbretëruar këto ditë në vendin tonë.

Kujtojmë se këto ditë temperaturat janë rritur ndjeshëm, dhe në ditët në vijim pritet të ngriten edhe më shumë.

08/17/2017 14:57

Lind monstrumi me fytyrë njeriu dhe vesh si vetë djalli! (VIDEO+16)