Lajme

Zjarret në Kanada, mijëra të zhvendosur

07/18/2017 00:10
nga:F.B

Dhjetëra mijëra banorë të provincës kanadeze të Kolumbias Britanike u evakuan gjatë fundjavës si pasojë e zjarreve masive.

Mijëra zjarrëfikës nga e gjithë Kanadaja i janë bashkuar përpjekjeve për të fikur vatrat e shumta të zjarreve që kanë shkaktuar dëme kolosale.

Mësohet se zona më e prekur është ajo rreth liqenit Uilliams, ku me dhjetëra shtëpi janë shkrumbuar nga flakët. Moti i thatë dhe erërat e forta e kanë vështirësuar shumë punën e zjarrëfikësave pasi ato nxisin zjarret që të shpërthejnë edhe në zona të tjera.

Mediat lokale bëjnë me dije se rreth 200 vatra të reja zjarri kanë shpërthyer vetëm gjatë fundjavës, duke treguar në shifrat sfidën me të cilën përballen autoritetet lokale. Këto të fundit kanë shpallur gjendjen e emergjencës në të gjithë provincën, madje kanë ndaluar edhe ndezjen e zjarreve në kampingje, pasi nuk i duhen telashe të reja me flakët.

Meteorologët parashikojnë se moti i ditëve të ardhshme do të vazhdojë të jetë i thatë, diçka që nuk do të lehtësojë aspak betejën me flakët.

08/29/2017 22:31

Ushtarët luftojnë me zjarret, Shqipëria i ushqen me domate, vezë dhe djathë (Foto)