Lajme

Zjarr në lagjen Bajer të Mitrovicës, disa shtëpi e shkollën i ka kapluar flaka (Foto/Video)

08/13/2017 16:05
nga:Gazeta Blic

Para pak minutash një zjarr ka përfshirë një shtëpi në lagjen ‘Bajer’, në Mitrovicë. Flakë tashmë ka marrë edhe shkolla e cila gjendet në këtë lagje, raporton Gazeta Express.

Lajmin për diegjen e shtëpisë për Express, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi në policinë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Kemi marrë informacionet se një shtëpi është djegur. Nuk është raportua për ndonjë person të lënduar. Ndërkohë që policia bashkë me ekipet e tjera është në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.

10/22/2017 19:36

Rezultati më befasues nga këto zgjedhje ndodhi në Mitrovicë, ja kush po prinë!