Cool

Zhgënjimi i prindërve ndikon më fuqishëm te fëmijët se piskama

01/11/2017 22:12
nga:M H

Fëmijët shumë mirë e dinë se çka bëjnë, edhe atëherë kur gabojnë në ndonjë gjë, zbulojnë ekspertët. Mësimdhënësit janë ata të cilët kalojnë më së shumti kohë me fëmijë dhe të cilët i kanë mësuar të gjitha truqet e tyre dhe kanë krijuar teknikat si t’ia dalin në krye me ta.

Edhe kur shtiren, ngacmojnë fëmijët e tjerë, kërkojnë vëmendje, “nuk lexojnë” apo kanë tepricë të energjisë, strategjitë e tyre mund t’i ndihmojnë prindërit.

Më e rëndësishme është që fëmijëve të mos u piskatet. Ata e dinë kur bëjnë diçka që nuk duhet, por më së shpeshti vetëm kërkojnë vëmendje, dhe zhgënjimi i prindërve do ketë efekt më të fortë se sa të bërtiturat apo kërcënimi. Duhet vetëm t’ju lihet hapësirë dhe kohë që vetë ta ndryshojnë sjelljen. Dhe mënyra sipas së cilës i flitet fëmijës e parandalon konfliktin potencial duke e shndërruar në bashkëpunim.

03/23/2017 20:37

Pse bebet qajnë nganjëherë pa arsye

Për shembull, mënyra e ftohtë e “ulu në tavolinë” duhet vetëm të riformulohet në “shkojmë bashkë në tavolinë”. Fëmija gjithmonë duhet ta ketë ndjenjën që është pjesë e rëndësishme e familjes, prandaj le t’i bëjë vogëlsirat që i do dhe i bën mirë. Duhet të lutet, dhe jo të bëhet “gjë e madhe” nga kjo. Kështu do ta ndërtojë respektin për veten, por edhe respektin ndaj prindërve. Ndonjëherë fëmijët të cilët shkelin rregullat u duhet vetëm një “sy vigjilent”. Nëse e dinë që nëna dhe babai janë në afërsi, nuk do të kërkojnë vëmendje dhe të bëjnë gjëra të pahijshme.