Lajme

Zhduken paratë e participimit të banorëve për asfaltimin e rrugës

03/20/2017 22:13
nga:M H

Rruga nga Shkoza në Dragobil u asfaltua në vitin 2009. Për shtrimin e saj prej katër kilometrave atë vit kishin dhënë para edhe banorët e fshatit Shkozë.

Por 40 mijë eurot e mbledhura nga ta nuk ishin përdorur për projektin në fjalë pasi që atë në tërësi e kishte financuar Qeveria nga Prishtina, njofton Klan Kosova.

Mjetet e pashfrytëzuara nuk iu kthyen asnjëherë komunitetit, e madje ata nuk dinë se ku përfunduan ato.

Këta pas realizimit të projektit kishin kërkuar përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës se çka ishte bërë me parat e tyre.

11/19/2017 13:27

Getinjo sqaron videon ku shihet duke djegur paratë