Opinion

Zenun Elezi, dëshirë apo imponim

09/09/2017 14:07
nga:Labinot Krasniqi

Zenun Elezin, për herë të parë me ka rastisur ta njohë në kohën kur bëhej luftë e jashtëzakonshme për marrjen e udhëheqjes së degës së AAK-së në Klinë. Atëherë, përmendej se edhe Zenuni e ka grupin e vetë, duke aluduar qëka organizu grup dhe mund të ndodhë që ai të merrëudhëheqjen e degës.

Por, në atë kohë, në garë dhe që i frikoheshin shumë njëri tjetrit, që e donin po aq sa e urrenin njëri tjetrin, ishin Sali Ibishi, që udhëhiqte me degën e AAK-së, dhe anëtarit tjetër të AAK-së, Enver Berisha, që ishte në ngritje sepse kishte krijuar një grup të madh brenda AAK-së. Që në një formë, mund të thuhet që ishin katër grupe brenda partisë, grupi me i madh, ai i Ibishit, i dyti,grupi i Berishës, i treti, ishte grupi i Elezit, kandidatit aktual për kryetar, por, automatikisht, është edhe grupi i katërt, ai që iden së ka së cfarë po bëhej, por ishte aty dhe votonte në Këshill për njërin nga kandidatët.

Këto informacione i kam nga atmosfera e një prej Kuvendeve të AAK-së, që ishte rreth vitit 2006 ose 2007. Në atë kohë, pas përfundimit të studimeve, pas shumë aplikimeve për punë, pas shumë zhgënjimeve, po ashtu edhe pas disa informacioneve që në AAK është krijuar një atmosferë pune për të rinj, unë dhe 5 të tjerë, të gjithë të sapo diplomuar, pas komunikimeve me disa anëtar të AAK-së nisem një angazhim aty, madje organizuan edhe një takim me z. Haradinaj, në zyrat e AAK-së në Prishtinë. Dikush për ketë merrte merita tek shefi! E gjithë ajo që menduam e na thanë ishte gënjeshtër, ai qendrim 2 muajsh aty ishte zhgenjim total. Secili iku prej këtij grupi duke thënë rruga e mbarë pa ne, o të rinjë e të moshuar, o shërbyes të shefave, o frikacakë tëpozitave..

T´i kthehem, z. Elezi, në atë mbrëmje, kur filloj ardhja e anëtarëve të Kuvendit në sallë, nisi bërja me gisht, duke thënë edhe ky ka pretendime për kryetar partie. Dukej njeri i qetë, i urtë, përshëndeti kundër kandidatët dhe u ul e vazhdoj me pjesën e njerëzve tëvetë. Nuk e pash më! Në atë mbrëmje hahej e pihej, sepse paguente partia.

Kandidatët për t´u zgjedhë në Këshill apo në kryesi kishin përgatit CV, duke specifikuar shumëcka, që kanë bërë në jetë, por me e rëndësishmja ishte që në fillim, nëpjesën lartë, me shkronja me të mëdha të theksohej ´´Themelues i AAK-së´´. Ibishit i shënonte edhe karriera politike e biznesi para dhe pas luftës, Berishës, i shënonte edhe pozicionet në luftë e në shkollë, derisa Elezit, i fillonte emri me doktor shkence.

U votua, atmosferë frike, levizje të jashtëzakonshme, shëtitje letrash me emra së kënd të votojnë, thjeshtë luftë e grupeve brenda për marrjen e partisë, sikur të ishte burim për nisje apo ri-nisje të jetës. Grupet flisnin keq për njëri tjetrin, por deri në fund nuk ndodhi asgje, përvec që gjaku u kishte ikur nga fytyra.

Nisi procesi i numërimit, për cudi, doli në shesh organizimi i Elezit, votat bëheshin publike, në fillim sikur me qëllim numroheshin votat për Zenunin, nisën zëra nga dy grupet e mëdha, na paska tradhëtuar, qënka organizuar për vehte e ky ka premtuar që do jetë në mbështetje të kandidatit tonë. E, unë në atë kohë kisha bindjen që nuk ka pasur ndonjë organizim prej anës së tij, por me shumë ai grupi i katërt votonin për të, meqë kishte një titull të respektueshëm dhe thirreshin në njeri të mirë. Por, kaq ishte, përvec asaj frike që ju bëri kundërkandidatëve, votat për të nisen të bien dhe gara ndërmjet Ibishit dhe Berishës numroheshin dhe gara ishte shumë e ngushtë. Madje, nëse nuk gaboj, në fund ishin 3 vota që i dhanë mandatin Ibishit të udhëheq AAK-nëe Klinës, e që ishte mandati i fundit. 169 me 166, kështu dicka ishte numri i votave. Mirë shumë, përfundoj kjo natë, anëtarët u shpërndanë dhe koha e premtimeve për punë serioze për ndryshime në parti e në komunëu përfundua, por cdo herë duke i lënë fajin grupit tjetër për lojë të dyfishtë, e kështu.. derisa, lënin hapësirë për kooptimin e të tjerëve, që thonin të kuadrit, por më shumë përfshinin njerëz të grupeve brenda partisë dhe nëketë mënyrë qetësoheshin gjakrat. Është shembull interesant, sepse kryesia e partisë dikur ishte dyfishuar nga numri fillestar.

Zenuni, që secili i thotë, njëri i mirë dhe i urtë, nuk u bë i gjallë ose aktiv në parti, të paktën në nivel lokal, meqë në atë nacional shihej që ishte në njërin prej grupeve të partisë apo eksperteve që prezentonin ceshjte, si shenj fushate e komunikimi me publikun.

Pas kësaj, sikur i erdhi rëndi Berishes, grupit që u bë i pari në parti dhe morri edhe udhëheqjen e degës. Me ketë edhe kandidimin për kryetar, madje ju ofrohej pushtetit, por asesi të fitonte, edhe në zgjedhjet e 2013-së ishte ne balotazh, që shumë kush thoshte që ai kishte bërë marrëveshje me Bashotën e PDK-së, para së të votonin qytetarët në balotazh. Koalicion qe me vonë u bë realiet.

Edhe pas këtij, që sipas komunikimeve të para pak vitesh, nuk shihej në plan të parë Zenuni, por e emëruan apo votuan për kryetar Bedri Gashin, që vinte si kuader në AAK, po ashtu edhe të merrte degën nën menaxhim. Ndodhi mrekullia e radhës, edhe atë e largon qendra e AAK-së, sikur Berishën.

Duhet theksuar, që në kohën që Berisha e udhëhiqte AAK-në në Klinë, i janë larguar me planifikim goxha të dyshimt, meqë me vonë mbështeten Bashotën e PDK-së. Haxhi Ibishi, u largua sepse nuk i lejonte Berisha të kandidohej për kryetar, edhe pse kishte humbur përballë Bashotës dy herë. Edhe Gjokë Lleshi, nënkryetar tjetër i AAK-se, u largua meqë ishte në grup me Ibishin qe komunikuan në nivel lokal, mandej edhe me nivln nacional, me saktë me z. Haradinaj. Haradinaj, cuditerisht, nuk ju krijoj hapësirë të tjerëve dhe ja bëri ´´aminin´´ për kandidim të serishëm Berishës, që ishte një vetëvrasje politike. Dikush thonte e rikanidoj meqë ka para, të tjerët për shkak të një lidhje me Daut Haradinajn..Plani i Ibishit dhe i Lleshit, sic deklaronin palet me pas ishte që, Ibishi të ishte kandidat për kryetar, derisa Lleshi, si anëtar i AAK-së i besimit të krishterë të merrte udhëheqjen e degës. Kishin strategji! Haradinaj refuzoj ketë, thuhej.

Edhe Ibishi, edhe Lleshi u larguan nga AAK, me vehtë morren edhe grupet brenda që kishin krijuar dhe nuk e di nëse vec pas kësaj nisën negociatat me PDK ose ishte skenar i PDK-së. Shumë kush thoshte që ka qenë skenar i PDK-së, madje aludonin edhe në njerëz të nivelit të lartë të partisë që kanë negociuar dhe bërë planet. Ishte apo nuk ishte e planifikuar me parë, dy nënkryetarët e larguar bënë dy iniciativa qytetare, thuajse të pastra fetarisht, lista e Ibishit ishe me musliman, e Lleshit me katolikë. Kandiduan vetëm për Kuvendin e Komunës, derisa për kryetar hapur kanë mbështetur kandidatin e PDK-së, Bashotën.

Dhe pas gjithë kësaj, pas një dëbakli, pas ndrrimit të 2 kryetarëve të degës me ndërhyrje direkte nga qendra, duke larguar AAK-në edhe nga koalicioni në nivel lokal. Edhe ish kryetarët e degës së AAK-së Berisha dhe Gashi, që kishin pozita në ekzekutivin e udhëhequr nga Bashota, si edhe anëtari tjetër i AAK-së, Kolë Prenaj, kaluan në PDK dhe me ketë rast mbajtën dhe ende mbajnë pozitat në Ekzekutiv. Berisha, nënkryetar, Gashi, Drejtor i Shëndetësise.., Prenaj, i Inspektoratit. Goxha lëmsh në PDK, por edhe pse në shumë raste vërehej qënuk kishin komunikim ndërmjet vete të gjithë u bënë anëtar të PDK-së. Bashota i ka qetësuar të gjithë aty.

Pas gjithë kësaj, i erdhi rëndi profesorit Zenun Elezi, kështu nisën të theksojnë secili anëtar i AAK-së, dukej që tash i kishte rënë ndërmend edhe Ramushit. Mënjëherë, tha që Klina dhe AAK e ka kandidatin për kryetar, sado që ai vetë nuk ishte fort i dhanun, ose ndoshta nga natyra dhe komunikimet të krijonte atë përshtypje.

Për Zenunin, pak mund të flitet, përveq qëështë njeri i mirë, i urtë, profesor, titull të respektueshëm, madje disa e thonë, kryesisht të partisë, ështëndër për Klinën. Në një hulumtim tek KQZ, emri i tij nuk del të ketë qenë pjesë e zgjedhjeve, të paktën në zgjedhjet e vitit 2009 dhe 2013. Nuk mund të flitet për fuqi vote, edhe pse AAK  në dy palë zgjedhjet e fundit ishte në balotazh, tashmëështë e vështirë të bësh një prognozë.

Unë mendoj që z. Elezi, barriërë të vetme e ka partinë, anëtar partie nëse bazohemi në zhvillimet në Kuvend, kemi kontradita të mëdha në qendrime, p.sh. Shefi i Grupit Kuvendar, dilte në foltore, partia thotë jo, derisa unë jam Pro. Një cështje, që duhet të pritet nëse do të jetë taktikë e duhur e që nuk duhet të frikohemi ta disutojmë hapur, është lista, lufta për udhëheqësin e listës për Kuvend, AAK, ka vënë një të sapo antarësuar, i cili ju bashkëngjit nga PSHDK. Derisa, gara ishte me e madhe, po ashtu kalkulimet që për të marrë elektorat dhe ´´loja´´ me fenë, edhe në ketë subjekt nuk është e pakët.

Në nivel lokal, kishte në një masë diskutimi për të bërë një koalicion parazgjedhor të shumë subjekteve opozitare, shihej një vullnet për ta mbështetur Zenunin, por cështja ishte tek subjekti dhe anëtarë dhe të tjerë për rreth. Kohet e fundit me ka rastisur të dëgjoj qytetarë që thonë do i ndihmoj për shkak të Zenunit, por është e vështirë për shkak të rrethit. Se, a do ti krijojnë avantazhe apo probleme njerëzit për rreth mbetet ta shohim shumë shpejt, në zgjedhjet e 22 Tetorit.

Një e metë, që do të reflektohet, mendoj, është edhe koalicioni në nivel nacional. Në Klinë, Ramushin, një pjesë e Komunës dhe sidomos në Lugun e Drinit, e kanë parë si pasues të Rugovës, dhe ai ka arritur përmes kësaj mënyre komunikimi të merrë goxha vota të asaj ane, kryesisht të LDK-së. Ramushi, pat ardhur në Klinë dhe pat larguar me vendim të tij AAK-në nga koalicioni në nivel lokal me PDK-në, derisa vetë, sado që ishte kritikues i madh, u bë bashkë me PDK-në për zgjedhje nacionale. Zenunit dhe Ramushit, i duhet fort të zgjedhin fjalët për të argumentuar për ketë rrugë të ndërmarrë, derisa mbetet të shihet së si do të përdoret nga partitë opozitare kjo, që njihen për sulme nga me të ndryshmet, varësisht mjedisit që ndodhen.

 

(Autori është aktivist i shoqërisë civile në Klinë)