Lajme

Zemaj flet për thirrjen e seancës nga opozita, ja çfarë thotë për Qeverinë Haradinaj!

09/12/2017 18:04
nga:D.I

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka folur për thirrjen e Seancën së jashtëzakonshme nga ana e opozitës.

Zemaj tha se seanca është dashur të thirret qysh dje.

Sipas tij, kjo mos thirrje për mbajtjen e Seancës me qëllim të diskutimit të programit qeverisës së kabinetit qeveritar, tregon se kjo Qeveri po i ikë përgjegjësive.

“Seanca është dashur të thirret qysh ditën e djeshme, nuk e di pse nuk është takuar Kryesia e Kuvendit por kjo tregon se minimazhoranca dëshiron të ju ikë përgjegjësive politike që kanë përballë”, tha ai për Gazeta Blic.

Madje Zemaj tha se ky program nuk po arrin të sqarohet nga kjo qeveri për shkak së është e dobët, dhe mos përgjigja ndaj Kuvendit tregon autoritarizëm.

“Është vërtetuar se ky koalicion nuk ka pasur program as parimet e paraqitura nuk u lejua dhe nuk po lejohen që të diskutohen për faktin se nuk kane idenë as që të sqarojnë ata pak rreshta të dobët që kanë paraqitur. Veprimet e tilla janë të rrezikshme për vendin dhe demokracinë tonë, mos përgjigjja ndaj kuvendit tregon autoritarizëm dhe krijon precedant të keq e cila krijojnë pasoja sidomos në llogaridhënie dhe në mbikëqyrje parlamentare”, ka deklaruar Zemaj.

Deputeti i LDK-së  tha se nuk do të ndalen derisa kjo papërgjegjësi politike të ndryshojë e deri në largimin e shpejtë të këtij koalicioni të së keqes, siç e ka cilësuar ai.

“Ne do jemi këmbëngulës që kjo papërgjegjësi politike të ndryshoj qasje deri në largimin sa më të shpejtë të këtij koalicioni të së keqes”, ka thënë ai.

Kujtojmë se ditë më parë, opozita ka thirrur një Seancë të jashtëzakonshme me qëllim të diskutimit për programin e kabinetit qeveritar të Ramush Haradinaj, për kësaj ftese nuk iu përgjigj vet Qeveria e re.

Në këtë seancë kanë munguar po thuajse të gjithë deputetët e pozitës, përveç Milaim Zekës, Labinot Tahirit e vet kryetarit Kadri Veseli./GazetaBlic,com/

11/21/2017 00:23

Azem Vllasi: Këto dy parti janë fituese, ja pse dështoi PDK!