Lajme

Zeka: Nëse dështon Haradinaj, i takon Kurtit!

07/14/2017 22:47
nga:Gazeta Blic

Deputeti i zgjedhur nga PAN, Milaim Zeka, ka thënë se nëse kandidati për kryeminsitër nga koalicioni i tij, Ramush Haradinaj, dështon që ta themelojë qeverinë, atëherë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i takon që ta bëjë këtë.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se juridikisht edhe ai mund të jetë mandatar i dytë nëse do të shkonte me 61 nënshkrime. Mirëpo, sipas tij, moralisht kjo e drejtë i takon Albin Kurtit.

Ja postimi i tij i plotë në Facebook:

“ Nese deshton Ramushi, i takon Albinit

Te gjithe po flasim me nese. Nese Ramushi e formon qeverine, nese nuk e formon.

Juridikisht, edhe une mundem me qene mandatar i dyte, nese shkoje tek presidenti me 61 nenshkrime. Mirepo moralisht, kjo e drejte i takon Albin Kurtit dhe VV, prandaj nuk di se çka ka te paçarte ne kete rast.

Nese PAN-ni nuk mundet, e VV po, pse te mos bahet qeveria? Pse te mos thyhet bllokada qeverisese qe tri vite?! Ma mire nje qeveri e keqe, se sa te mos kemi fare qeveri?!!!”

 

09/23/2017 15:42

​“Dardanët” kërkojnë përshpejtimin e ndërtimit të stadiumit nacional