Lajme

“Zbulohet” skenari i PDK-së për “rrëzimin” e Ramushit

06/13/2017 22:54
nga:M H

Agron Demi nga Instituti Gap ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë.

Sipas Demit,  krejt ajo çka dëshiron Partia Demokratike është ta dërgoj vendin në një bllokadë të re.

Ai ka thënë që kjo parti nuk mendon fare për votën anti-PDK, dhe kjo parti ka menduar vetëm si ta djeg Ramush Haradinaj, dhe të i hap rrugë Kadri Veselit për kryeministër.

Ky është shënimi i plotë i Agron Demit në Facebook:

 

Dje, në një intervistë për emisionin Imazh të RTK, nënkryetari i PDK, Memli Krasniqi dha këtë interpretim sa i përket mandatarit të qeverisë:
– rasti i parë i jepet koalicionit më të madh qeverisës, me këtë rast kandidatit të koalicionit qeverisës Ramush Haradinaj;
– nëse dështon në heren e parë, koalicioni provon edhe herën e dytë, tash me një kandidat tjetër si mandatar të qeverisë.
Kjo dëshmon për dy gjëra: e para, PDK është e vendosur ta dërgoj vendin në një bllokadë të re, pa reflektu fare për votën anti-PDK në këto zgjedhje; e dyta, PDK vetëm se ka mendu se si me e djeg Haradinajn në raundin e parë, e me i hap rrugë kandidaturës së Kadri Veselit për kryeministër.

06/24/2017 10:40

Zgjedhjet në Shqipëri, vihet në dispozicion të qytetarëve portali i denoncimeve