Sporti

Zbulohet shkaktari i formës së dobët të Ronaldos, ka të bëjë me Zidane

03/20/2017 17:40
nga:L H

Cristiano Ronaldo po përjeton sezonin më të keq te Real Madridi, që prej transferimit nga Manchester United.

Reagimi i ashpër pas zëvendësimit në ndeshjen me Athletic Bilbaon, nuk ishte i pari i tillë për Ronaldon këtë sezon.

Njëjtë kishte reaguar edhe në fushën e Las Palmas, duke krijuar spekulime të mëdha për raportin e tij me Zinedine Zidane.

“Mundo Deportivo” shkruan që raportet e tij me Zidanen kanë ndryshuar dhe ky është një nga shkaktarët që Ronaldo po tregon formë të dobët edhe në fushën e lojës.

E gjithë kjo mund të pasojë me largimin e Ronaldos në këtë verë, ku Kina dhe SHBA-të janë opsionet më të mundshme.

06/28/2017 12:34

Formacioni i më të mirëve të Amerikës, Gashi dhe Hyka shans për të sfiduar Realin