Lajme

Zbulohet një varr masiv në Irak

07/17/2017 21:49
nga:D.I
Forcat irakiane kanë zbuluar një varr masiv në rajonin ku gjenden pallatet presidenciale në Tikrit.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, më 11 dhe 12 janar  të vitit 2014, terroristët e ISIS kishin pushtuar rajone të shumta në veri dhe në qendër të Irakut, duke përfshirë bazën Speicher në afërsi të Tikritit në provincën Salahudin, duke kryer vrasje masive, ku vetëm në këtë bazë janë vrarë 700 ushtarë irakianë.

Gjykata penale e qendrës së Irakut dy vite më parë, ka nxjerrë dënim me vdekje për 40 persona të cilët kanë kryer vrasjen e shumë njerëzve në bazën Speicher.

07/16/2017 13:01

Ja si i trajton BIK-u gratë e kthyera nga ISIS në Kosovë