Sporti

Zbulohet e vërteta. Ja sa pak para kishte ofruar Barcelona për Coutinhon

10/04/2017 09:15
nga:Y.K

Philippe Coutinho ishte dëshira kryesore e Barcelonës gjatë kësaj vere, për të zëvendësuar Neymarin, i cili kaloi në PSG për 222 milionë euro

Pavarësisht se drejtuesit e Barcelonës e shihnin Philippe Coutinhon si zëvendësuesin ideal të Neymarit, ata nuk kishin bërë ofertën e duhur për Liverpoolin.

Në fakt, ata kishin ofruar shumë më pak se sa paguan për talentin francez, Ousmane Dembele, 145 milionë euro me bonuse.

Mundu Deportivo mëson se Barcelona kishte ofruar vetëm 80 milionë euro dhe 30 të tjera bonuse, ofertë kjo që nuk ishte pranuar nga Liverpool, skuadër e cila kërkonte 200 milionë euro.

Besohet se këtë ofertë Barcelona do ta përsëris edhe gjatë muajit janar të vitit 2018, kur do të tentojë sërish transferimin e brazilianit.

12/11/2017 15:33

Barcelona provokon rëndë Chelsean, pas shortit