Sporti

Zbulohet çfarë tha Ronaldo në drejtim të Zidane pas zëvendësimit (VIDEO)

03/19/2017 15:22
nga:L H

Cristiano Ronaldo nuk ishte aspak i kënaqur me zëvendësimin që i bëri Zidane në ndeshjen me Bilbaon.

Madrilenët thelluan në pesë pikë diferencën në renditje me Barcelonën, pas fitores së vështirë me rezultat 2:1 në udhëtim te Athletic Bilbao, shkruan Gazeta Blic

Por, 11 minuta para fundit, Zidane mori një vendim të rrallë, pasi e largoi Ronaldon nga loja, dhe kjo nuk e la aspak të kënaqur portugezin.

Në analizën pas ndeshjes, mediat spanjolle kanë zbuluar se çfarë tha ylli portugez gjatë zëvendësimit.

Ronaldo u dëgjua të ketë thënë “Përse unë? Ik pir***!” në drejtim të francezit.

Zidane u pyet pas ndeshjes rreth këtij zëvendësimi, dhe trajneri i Realit mbrojti vendimin e tij, duke thënë se Ronaldo mund të largohet dhe gjithçka është në rregull. /Gazeta Blic/

08/17/2017 20:29

Kështu e festoi golin e Asensios djali i Ronaldos (VIDEO)