Cool

Zbulohen fakte shokuese për çantat e femrave, ja si të mbroheni prej tyre

09/13/2017 15:27
nga:N S

Femrat i bartin çantat e dorës thuajse kudo që shkojnë, por duket se ato mund të jenë të mbushura me më shumë baktere sesa tualeti.

 

Në fakt, çantat e dorës janë vlerësuar si vendi më i keq për mikrobe nga ekspertët, të cilët gjithashtu thonë se çanta e dorës mund t’ju sëmurë, transmeton Telegrafi.
Kjo për shkak se çantat e dorës shkojnë në vende të ndryshme dhe zakonisht vendosen në dysheme, ku edhe mbushen me baktere dhe mikrobe. Përderisa tualetet dhe zonat tjera të ndyra në shtëpi i pastroni më rregullisht, çantat e dorës nuk janë diçka që pastrohen çdo ditë.
Prandaj, për të parandaluar shpërndarjen e mikrobeve, ekspertët rekomandojnë se në vend se ta vendosni çantën e dorës në dyshemenë e restauranteve, kafeneve, etj., më mirë mbajeni në karrige.

04/27/2017 07:24

Lehtësimi i çantave të fëmijëve ishte veç premtim