Lajme

Zbulohen detaje nga ndarja e posteve!

08/12/2017 21:58
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se ndarja e dikastereve qeveritare është në fazën përmbyllëse.

Ai ka thënë për lajmi.net se konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë do të ndodhin në ditët në vijim.

“Qeveria do të konstituohet menjëherë pasi të bëhet konstituimi i plotë i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Këto zhvillime presim të ndodhin në ditët në vijim ,bazuar edhe në atë çka ka deklaruar kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj”, ka deklaruar Lekaj.

Kurse, i pyetur për çështjen e ndarjes së dikastereve qeveritare ndërmjet partnerë politikë, Lekaj ka thënë se kjo çështje tani është në fazën përmbyllëse.

“Sa i përket ndarjes së resorëve të ekzekutivit, ato tashmë janë vetëm në fazën përmbyllëse dhe nuk besojë që do të ketë diçka që do ta pengojë këtë proces”, ka shtuar ai.