Sporti

Ylli i United e dëshiron largimin nga klubi (FOTO)

03/20/2017 18:48
nga:L H

Luke Shaw erdhi në Manchester United si një talent i ri, që pritej ta blindonte anën e majtë të mbrojtjes.

Vetë çmimi i tij prej 30 milionë funtesh si një 18 vjeçar tregon talentin e tij.

Por lëndimet dhe forma e tij jo aq impresionuese pas rikthimit ia kanë humbur atij vendin që dikur e kishte të siguruar tek Manchester United.

Sipas Daily Star Shaw po kërkon që të ristartojë karrierën e tij, dhe këtë ta bëjë larg Old Traffordit.

Stoke City, Newcastle United e Crystal Palace janë duke monitoruar situaten e anglezit nëse ai dëshiron të largohet, pas një sezoni nën Mourinhon ku ai ka pasur shumë pak shanse për lojë.

08/22/2017 18:38

Lajm i mirë për Mourinhon dhe Unitedin, rikthehen këta lojtarë