Sporti

Ylli i Real Madrid i dërgon këtë mesazh James Rodriguezit (FOTO)

07/11/2017 17:07
nga:L H

Sergio Ramos i ka dëshirouar fat James Rodriguezit në Bayern Munich.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka qenë i vetmi që i ka uruar suksese në të ardhmen mesfushorit James Rodriguez.

Kolumbiani sot edhe zyrtarisht është larguar nga Reali për t’u huazuar për dy sezone në Bayern Munich.

“Panita, ju e meritoni më të mirën në karrierën tënde të re… përveç kur të takohemi bashkë në Ligën e Kampionëve, e qartë. Paq fat James Rodriguez”, ka shkruar Ramos në Twitter.

James u largua nga Real Madrid pas tre viteve, ku fitoi shtatë trofe, përfshirë këtu dy Liga të Kampionëve dhe një La Liga.

09/23/2017 18:10

Ceballos ia siguron tri pikë Real Madridit (Video)