Sporti

Ylli i Liverpoolit nuk luan përballë Sevillas

09/13/2017 12:45
nga:Y.K

Ylli egjiptian ka munguar në stërvitjen e djeshme të skuadrës.

Liverpooli kthehet në Ligën e Kampionëve dhe në ndeshjen e parë skuadra e Jurgen Klopp e pret Sevillan në Anfield.

Por trajneri gjerman ka telashe para këtij takimi, pasi që Mohamed Salah nuk ka stërvitur me skuadrën për shkak të një lëndimi të lehtë që ka pësuar.

Sipas medieve angleze paraqitja e tij mbetet ende në dyshim dhe këtë do ta vendosë Klopp, pasi të konsultohet me mjekët e ekipit.Ndërkohë, Philippe Coutinho pritet të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare me Liverpoolin këtë sezon, pas rikthimit nga lëndimi.

09/20/2017 15:30

Ende nuk ka marrëveshje mes Can dhe Liverpoolit