Sporti

Ylli i Kosovës e falënderon Bunjakun: Do të vijnë ditë të mira për Kombëtaren

10/12/2017 16:02
nga:L H

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu e ka cilësuar si shumë të vështirë debutimin në garat ndërkombëtare.

Mirëpo 24-vjeçari ka thënë se nuk do të ndalen dhe se ditë të mira do të vijnë për Kosovën.

Ai gjithashtu ka falënderuar edhe trajnerin Albert Bunjaki për punën në kualifikueset e para.

Ky është postimi i Hekuran Kryeziut:

“Mbyllen kualifikimet e para për ne. Hapat e parë janë të vështirë dhe kjo u vërtetua. Kemi dëshpëruar me rezultatet por ne do të vazhdojmë ta bartim me krenari fanellën e Kosovës duke besuar se një ditë do të vinë ditë të mira. Faleminderit për mbështetjen e madhe që na keni dhënë.

Në fund dua ta falënderojë edhe trajnerin Albert Bunjaku për gjithçka që ka bërë për Përfaqësuesen dhe ne futbollistët. Faleminderit dhe shumë suksese trajner.”

10/18/2017 11:39

Talenti i Juventusit: Dua të luaj për Kosovën