xhavit haliti
Lajme

Xhavit Haliti nervozohet me gjyqtarin Kalludra: Duhet të më kërkosh falje publike!

04/21/2017 12:32
nga:G Th

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti  ka bërë të ditur se lajmin që është dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Albin Kurtit e ka kuptuar sot përmes mediave.

Ai ka pyetur gjykatësin Kalludra se si mundet me qenë dëshmitar pa u njoftuar asnjëherë që është dëshmitar, transmeton GazetaBlic.

Ky është shkrimi i plotë:

“Sot, mora lajmin nëpërmjet mediave se qenkam dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Albin Kurtit.

Gjithashtu edhe për dënimin e shqiptuar ndaj meje prej 200 euro për mospjesëmarrje për të dëshmuar për këtë rast në gjykatë.
Hajde gjykatës Kalludra hajde!

Po si të vij dëshmitar pa u njoftuar asnjëherë që jam dëshmitar, pa më dërguar ftesë asnjëherë, apo u dashka që për kapriçot tuaja të shqiptoni dënime komprometuese duke keqpërdorur ligjin?Për hir të opinionit dhe jo për ndonjë shqetësim tjetër dua të njoftoj se: nga gjykata s’kam marrë asnjë herë njoftim as thirrje për të qenë dëshmitar. Prandaj duke marrë këtë për bazë, publikisht kërkoj nga gjyqtari Kalludra që të respektoj rregullat për ftesën e dëshmitarëve dhe në përputhje me këtë të zbatoj ligjin.

Dhe poashtu kërkoj që për komprometimin tim publik gjyqtari Kalludra të më kërkoj falje publikisht.
XHH

08/19/2017 19:18

Xhavit Haliti flet rreth zhvillimeve të fundit në PDK