Lajme

Xhavit Haliti beson se LDK-ja do t’i bashkohet koalicionit PAN!

07/11/2017 18:04
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, beson se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do t’i bashkohet koalicionit PAN, për të udhëhequr qeverinë e re të Kosovës.

Kjo pasi që sipas tij, refuzimi i një koalicioni të “gjerë” siç e ka quajtur ai, do të ishte në dëm të vendit si dhe LDK-së.

“LDK-ja ka thënë se nuk do të bashkëpunojë me PDK-në por nuk e besoj sepse kjo do t’i bënte dëm asaj, dhe nuk do të ishte mirë për Kosovën, por unë po besoj që është e mundshme të kemi një koalicion me të gjerë i cili do ta ndryshojë gjendjen në Kosovë, sa i përket çështjes së ekonomisë dhe liberalizimit të vizave”, tha Haliti, ku më pas shtoi se “LDK-ja kështu ka deklaruar edhe në zgjedhjet e kaluara”, duke lënë të kuptohet se do të ketë ndërrim qëndrimesh nga kjo parti, raporton GazetaBlic.com

Ndërsa për Vetëvendosjen, subjekt politik ky i cili në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit garoi e vetme, Haliti, nuk ka shpresë se do t’i bashkohet koalicionit të PAN-it.

“Vetëvendosje është e vendosur që të mos hy ne koalicion me PDK-në”, tha ai në emisionin IMAZH në Radio Televizionin e Kosovës.

Më tej, ai ka shtuar se ka informacione të sakta se PAN-i ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme për krijimin e qeverisë, por pavarësisht kësaj, Haliti iu ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro krijimit të institucioneve të reja.

“Deputetet brenda Kuvendit janë misionar dhe përfaqësues të popullit dhe si të tillë duhet të veprojnë e jo vetëm në interesa të partisë”, u shpreh ai. /Gazeta Blic/

11/23/2017 23:58

Ymeri: Nuk kemi frikë nga rinumërimi, por e teproi PZAP