Uncategorized

Xharra: Isa Mustafa, shkaktar i ngecjeve të temave të mëdha për vendin

06/07/2017 22:41
nga:D.I

Arbana Xharra nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Ramush Haradinaj pretendent i koalicionit të tyre për kryeministër vendi, ka gjithë mbështetjen e tyre derisa të vazhdohet të zbatohet planprogrami i tyre.

Në Magazina Zgjedhore, Xharra po ashtu tha se Isa Mustafa është përgjegjës për ngecjet e temave të mëdha në Kosovë, teksa shtoi se asnjë nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk u ngjanë më rugovianë pasi të gjithë janë njerëz të kreut të tyre të deritanishëm, transmeton Klan Kosova.

”Kanë qenë të koordinuara edhe më herët planprogramet. Kam thënë se do të kemi demarkim të Malit të Zi por do ulemi e të shohim formën për kalimin e Demarkacionit”.

”Gjithësesi që do të ketë demarkim me Malin e Zi. Është një fillim i ri për të gjithë brenda këtij koalicioni. Jam fut në PDK para se të bëhej koalicioni, por derisa vazhdohet ky planprogram do të ketë këtë mbështetje”.

”Është fol edhe për prurje brenda LDK-së. Këta kanë qenë të ndërtuar nga Isa Mustafa, nuk i shoh si frymë rugoviane, janë grup i Isa Mustafës”.

”Ka kohë të gjatë që ne kemi qenë të bllokuar me tema të mëdha. Kjo është psse ka rënë qeveria për shkak të mos gadishmërisë së Isa Mustafës për të çuar procese përpara”.

”Isa Mustafa ka pasur një ndjenjë inferioriteti karshi Vuciqit. Kjo tema të mëdha na kanë lanë peng për të cuar procese të tjera. Mos të jemi të varur nga Lista Serbe për formimin e ushtrisë”.

06/22/2017 22:23

Krasniqi: Posti i kryeparlamentarit i takon PDK-së