Sporti

Xavi, Barcelonës: Transferoni këta dy lojtarë

08/13/2017 20:26
nga:L H

Xavi ka treguar se cilët lojtarë duhet t’i transferojë Barcelona.

Xavi Hernandez ka mbështetur Barcelonën në nënshkrimin me Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.

Barcelona ka ditë që po kërkon zëvendësues për Neymarin, që këtë verë u transferua në Francë te PSG për 222 milionë euro.

Emrat më të “nxehtë” janë Coutinho i Liverpoolit dhe Dembele i PSG-së.

Për të dy këta, Barcelona ka marrë mbështetje nga ish lojtari i tyre, Xavi Hernandez.

“Janë lojtarë të mirë, dhe lojtarët e mirë kushtojnë shtrenjtë”, ka deklaruar Xavi për Coutinhon dhe Dembelen, duke i dërguar sinjal Barcelonës që të veprojë në shpejtë në këtë drejtim.

10/23/2017 16:10

Balotelli: Më pëlqen Real Madrid, por nëse Barcelona më thërret ja çfarë do të bëja