Sporti

Wenger e dëshiron të preferuarin e Kloppit (FOTO)

07/17/2017 10:22
nga:Y K

Arsenal ka avancuar në negociatat për të nënshkruar me mbrojtësin e Southamptonit, Virgil van Dijk, shkruan Daily Express.

Skuadra e Arsen Wenger kanë bërë një ofertë te vlefshme prej 45 milionë funtave.

Arsenali do ta ketë të vështirë që të nënshkruaj me Van Dijk, pasi ka konkurrencën e klubeve rivale si Liverpool dhe Chelsea.

Kujtojmë që Van Dijk kishte deklaruar që dëshira e tij e madhe është t`i bashkohet Liverpool, por shuma që kërkon klubi i tij Southampton është shumë e madhe.

Southampton kërkon 80 milionë euro për reprezentuesin e Holandës./Gazetablic.com

07/24/2017 11:45

Van Dijk është i Liverpoolit? (FOTO)