Lajme

Associated Press: Fuqitë perëndimore nxisin Kosovën ta formojë qeverinë

07/15/2017 08:17
nga:Gazeta Blic

Agjensia më e njohur e lajmeve nga Amerika sot ka analizuar situatën në Kosovë në prag të themelimit të Qeverisë së re. Kështu, gazeta amerikane me ndikim, Washington Post, ka përcjellur sot një analizë të shkruar nga agjensia amerikane e lajmeve AP për kërkesën që vendet e Quntit i kanë bërë kastës politike në Kosovë që sa më shpjet ta formojnë qeverinë e e.

“Fuqitë perëndimore kanë nxitur deputetët e zgjedhur të Kosovës që ta formojnë qeverinë tash kur ka kaluar një muaj pas zgjedhjeve”, shkruan AP..

AP i referohet letrës së ambasadave të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, në të cilën thuhet se deputetët e rinj “janë përgjegjës për formimin e qeverisë së re”

Duke iu referuar mediave kosovare Washington Post shkruan se presidentit me gjasë do ta thërrasë seancën e parë javën që vjen dhe pastaj do ta mandatojë kryeministrin.

11/22/2017 21:53

S’pritet marrëveshje përfundimtare me Serbinë, pa përfshirjen e Amerikës në dialog