Washington Post: “Aleanca mes Trump dhe Putin ka të ngjarë të ndez një luftë”

10 January 2017, 17:29

Washington Post: “Aleanca mes Trump dhe Putin ka të ngjarë të ndez një luftë”

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përballen me pasoja negative, nëse presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump lidh aleancë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, raporton Washington Post.

Shtatëmbëdhjetë udhëheqësit e mëparshëm dhe të tanishëm e kanë paralajmëruar Trumpin përmes një letre se ‘Putini nuk kërkon madhështinë amerikane’, transmeton arbresh.info.

“Nuk ka asnjë dyshim: Vladimir Putin nuk është aleat i Amerikës. Ai nuk është një partner i besueshëm ndërkombëtar”, kanë shkruar ata.

Ndër të tjerë, letra është shkruar edhe nga ish-Presidenti estonez, Toomas Hendrik Ilves, ish-Ministri i Jashtëm suedez ,Karl Bildt, dhe presidenti aktual bullgar Rosen Plevneliev.

Udhëheqësit i kanë bërë apel administratës së ardhshme të SHBA-ve që të mbrojë aleatët e NATO-s dhe kanë theksuar se ‘një marrëveshje me Rusinë do të rrezikojë stabilitetin dhe paqen në rajon’.

“Ai (Putin) do të prvojë besueshmërinë amerikane ndaj aleatëve të NATO-s, të tilla si Estonia, Letnia, Lituania dhe Polonia. Ai mund të përdorë jo vetëm kërcënime ushtarake, por edhe sulme kibernetike, sulme të energjisë, mund të bëjë presion ekonomik, mund të fillojë luftën psikologjike, spiunazhit dhe mund të nxisë korrupsionin”, kanë theksuar ata.

Trump, i cili do të marrë detyrën e tij me 20 janar, e ka vlerësuar Putinin si ‘lider të fortë’ dhe ka premtuar për përmisim të marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-ve.

Shpërndaje

  • Blic Google+

Të Fundit nga Rubrika