Lajme

VV e vendosur: Ky është kushti i saj për të hyrë në koalicion me LDK-në

06/16/2017 20:46
nga:M H

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë deklaruar se do të hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, nëse këta të fundit janë të gatshëm ta japin postin e kryeministrit.

Por këto deklarime i shohin krejt si të pa pranueshme Lëvizja Vetëvendosje.

Ish deputeti i VV-së, Rexhep Selimi tha se partia e tij nuk e negocion fare postin e kryeministrit për shkak se siç tha ai, nuk mund të hidhen poshtë afër 200 mijë vota që kanë votuar për Albin Kurtin kryeministër.

Selimi u shpreh i bindur se do të arrijnë ta formojnë qeverinë e re të Kosovës, duke thënë se koalicioni PAN nuk i ka numrat për ta bërë një gjë të tillë.

 

 

08/21/2017 12:02

Kjo është kërkesa e Bajram Gecajt për Kadri Veselin!