Lajme

Vulin i cilëson si të rrezikshme deklaratat e Musliut për shqiptarët në Serbi

03/05/2017 14:57
nga:R A

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Serbi, Aleksandr Vulin ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliu.

Sipas tij deklarata e Musliut, se të drejtat e shqiptarëve në Serbi duhet të mbrohen nga Shqipëria janë të rrezikshme, duke i cilësuar edhe si kërcënime, transmeton lajmi.net

Vulin duke u përgjigjur në pyetjet e gayetarëve tha se shqiptarët në jug të Serbisë dhe në gjithë territorin, menaxhohen nga Serbia, dhe sipas tij të drejtat e të gjithëve janë të mbrojtura nga shteti serb.

Ky reagim erdhi pasi Musliu kishte thënë se të drejtat e shqiptarëve duhet të mbrohen nga Shqipëria, deklarata të cilat i bëri në prag të vizitës së Bujar Nishanit në Bujanoc.

10/17/2017 17:44

A e ka hequr Serbia Kosovën nga kushtetuta e saj?