Lajme

Vulin: Beogradi nuk i zvogëlon fondet për serbët e Kosovës

03/17/2017 13:25
nga:M H

Qeveria serbe ndan para për çdo muaj për 40.000 paga dhe forma të ndryshme të ndihmës sociale për serbët nga Kosova dhe se fondet nuk do të zvogëlohen, tha sot ministri i Punës së Serbisë, Aleksandar Vulin.

“Pa mbështetjen e Qeverisë së Serbisë për serbët që jetojnë në Kosovë do të ishte e pamundur. Me dispozitat e marrëveshjes së Brukselit ne kemi marrë për obligim që t`i ruajmë plotësisht kompetencat, kur është fjala për shëndetin, arsimin, zhvillimin ekonomik dhe politikës sociale”, tha Vulin, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.