Lajme

Vuçiq: Serbia ruan paqen në rajon, nuk pranojmë krijimin e ushtrisë së Kosovës

03/06/2017 20:39
nga:M H

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka vazhduar të quaj të papranueshme çdo gjë që del nga Kushtetuta e Kosovës, kësisoj edhe formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Vuçiq ka thënë se Serbia do të punojë në ruajtjen e paqes në rajon, megjithatë nuk e njeh kushtetuten e Kosovës dhe nuk pranon krijimin e ushtrisë së Kosovës.

“Shqiptarët në Kosovë duan të formojnë ushtrinë e tyre me Kushtetutën të cilën ne nuk e njohim. Serbia kurrë nuk do të pajtohet me formimin e Ushtrisë së Kosovës. Unë do të flasë çdo ditë me shqiptarët e Kosovës por ne e dijmë se çfarë nuk duhet lejuar”, ka thënë Vuçiq.