Lajme

Vuçiq nervozohet kur e kupton se Kosova në Sarajevë paraqitet si shtet

03/16/2017 13:56
nga:M H

Gjatë takimit të kryeministrave në Samitin e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se shpreson që ky takim të mos jetë i gjatë pasi përsëri mund të ketë grindje dhe konflikt.

Në fillim të takimi ai ka kërkuar që mos të thirren të gjitha vendet e pranishme si të pavarura.

“Këtë nuk po e bëjë për fushatën, por është ndjenjë serbe”, ka thënë Vuçiq me rastin e paraqitjes së Isa Mustafës si kryeministër i shtetit të Kosovës, duke shtuar se në asnjërën prej simboleve nuk shfaqet flamuri i Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se marrëdhëniet e tyre do të jenë të mira ‘nëse është fjala për ekonominë’.

“Kur ta mbarojmë këtë atëherë flasim për vetëm për politikë ose nuk diskutojmë fare”, shtoi Vuçiq dhe theksoi se tre vjet më parë në Berlin është diskutuar për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës mirëpo afatet vazhdimisht shtyhen.

“A duhet të gjithë tani të besojmë në perspektivën e BE-së? Ne të gjithë shpresojmë por unë nuk e di rezultatin. Vazhdimisht afatet janë në lëvizje. Në Serbi askush nuk përmend data. Uroj që perspektiva evropiane të jetë më e qartë”, ka thënë kryeministri serb.

Ai shtoi se Serbia dëshiron ta shoh rajonin si një hapësirë të veçantë mirëpo shumë prej vendeve të Ballkanit nuk e duan atë.

05/23/2017 16:49

Topalli: Kosova duhet të financojë në shkollat e mërgatës