Lajme

Vuçiq: Bashkimi Kosovë – Shqipëri nuk do të ndodhë, pavarësisht dëshirave të dikujt

04/20/2017 13:23
nga:R A

Pas deklaratave të Kryeministrit të Shqipërise, Edi Rama, për mundësinë ë bashkimit të Kosovës dhe Shqipërsië, ka reaguar edhe kryeministri aktual serb, Alekdsandar Vuçiq, që njëkohësisht është edhe president i zgjedhur i Serbisë.

“Reagimi i Serbisë dhe Qeverisë është që shqiptarët po i lusim që deklaratat e bëra së fundmi nuk i kontribuojnë marrëdhënieve të mira në rajon, as stabilitetit, edhe pse është e qartë se diçka e tillë nuk do të ndodhë, pavarësisht dëshirës së dikujt, ka thënë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ekonomia është ajo që është në plan të parë të Qeverisë së Serbisë. Pikërisht tema e rritjes së bruto prodhimit vendor ishte dominante në seancën e qeverisë, dhe kemi diskutuar se si t’a rrisim atë”, tha Vuçiq.

Dy ditë më parë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se bashkimi i vendit të tij dhe Kosovës nuk mund të përjashtohet në qoftë se perspektivat e hyrjes së rajonit në BE vazhdojnë të zbehen.

12/11/2017 15:59

Daci: Diaspora kërkon rol në të ardhmen e Kosovës