Lajme

Vucic tregon ku e ka parë Ramush Haradinajn për herë të parë

09/12/2017 20:58
nga:D.I

Në një konferencë-adresim para kombit serb, por ku u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka folur edhe rreth akuzave në disa media serbe se ai është duke bashkëpunuar me Ramush Haradinajn.

Vucic ka thënë se asnjëherë nuk e ka takuar Ramush Haradinajn.

Më pas ka treguar se në fakt Haradinajn e kishte parë në Hagë, kur Vucic kishte shkuar për ta takuar Sheshelin.

“E kam parë nga qelia e Sheshelit, ai (h=Haradinaj) ka qenë jashtë duke bërë diçka” ka thënë Vucic.

Ndryshe, Vucic në adresimin e tij ka folur gjatë edhe rreth Kosovës ndërkohë që ka potencuar disa herë se Serbia nuk heq dorë nga ndjekja e Haradinajt, i cili sipas shtetit serb është kriminel “lufte”.

 

 

09/24/2017 16:25

BE nuk komenton propozimin e Haradinajt për demarkacionin